KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Panama:Vdes ish-diktatori Manuel Noriega

Panama:Vdes ish-diktatori Manuel Noriega

Ish diktatori i Panamasë, Manuel Noriega, pushteti i të cilit ishte i mbushur me korrupsion dhe dhunë, vdiq në moshën 83 vjeçare. Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela, shkroi në rrjetin twitter se vdekja e Noriegës, “mbyll një kapitull të historisë sonë” dhe se familja meriton një ceremoni paqësore të varrimit. Noriega ishte në spital duke u kuruar pas disa operacioneve hemoragjisë cerebrale në tru me herët gjatë vitit. Para se të vendosej në arrest shtëpie, Noriega mbahej në burg për korrupsion dhe vrasje të kundërshtarëve gjatë regjimit të tij mes viteve 1983 – 1989. Noriega u rrëzua nga pushteti gjatë një ndërhyrjeje amerikane në vitin 1989 dhe u mbajt në burg në Shtetet e Bashkuara nën akuzat për drogë. Më pas ai u ekstradua në Francë nën akuzat për “pastrim parash”, ndërsa u kthye në Panama në vitin 2011 për të qëndruar në burg nën akuzat për vrasje dhe krime të tjera gjatë sundimit të tij.

Sicred