KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Panamaja ndërpret lidhjet diplomatike me Tajvanin për Kinën

Panamaja ndërpret lidhjet diplomatike me Tajvanin për Kinën

Panama ka ndërprerë marrëdhëniet e gjata diplomatike me Tajvanin dhe në vend të saj ka vendosur marrëdhënie me Kinën. Qeveria tha se më në fund u bind se ka “vetëm një Kinë” dhe Tajvanin e konsideron si pjesë të saj. Nga ana e tij Tajvani, shprehu “zemërimin dhe keqardhjen” dhe akuzoi Panamanë për provokim. Kina e konsideron Tajvanin si një provincë të shkëputur. Një numër i konsiderueshëm shtetesh mbanin lidhje me Taipei në vend të Pekinit, dhe Panamaja është e fundit që ka ndërruar anë. Në dhjetor të vitit të kaluar, kombi afrikan i ishullit Sao Tome dhe Principe bëri një lëvizje të ngjashme. Tani, vetëm 20 vende kanë marrëdhënie diplomatike me Tajvanin. Gjatë viteve të fundit, Kina ka intensifikuar investimet e saj ekonomike në vendet e Amerikës Qendrore, qendra ekonomike jetike e Kanalit të Panamasë.

Sicred