KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Panairi kombëtar i librit, botuesit duan reduktim të taksimit të librit

Panairi kombëtar i librit, botuesit duan reduktim të taksimit të librit

Panairi kombëtar i librit ka çelur dyert për lexuesin dhe si asnjëherë tjetër botuesit janë organizuar për të kërkuar njëzëri reduktim të taksave mbi librin. Teksa botuesit kanë ofruar gjithë kreativitetin e tyre për ideimin e stendave dhe ofrimit të sa më shumë titujve të letërsisë së huaj dhe shqipe, kanë qenë mjaft të qartë në artikulimin e kërkesave për reduktim të TVSH-së mbi librin si dhe sidomos për uljen e taksës mbi krijimtarinë që prek autorët dhe përkthyesit. Lehtësirat fiskale që kërkojnë botuesit edhe minsitrja e kulturës Kumbaro është zotuar që të lëvizë të gjitha instrumentet institucionale për realizimin e tyre. Rreth 100 Shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, marrin pjesë në këtë panair të 20-të të librit. Vërehen botime titujsh të rinj nga letërsia e huaj me një orientim drejtuar nga letërsia për fëmijë, ndërkohë që titujt e rinj të letërsisë shqipe janë gjithnjë e me tirazh më të ulët. Panairi i librit mbyllet më datë 18 Nëntor pas shpalljes së çmimeve mbi autorët, përkthyesit dhe shtëpitë botuese më të mira.

Sicred