KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Panairi i makinave në Gjermani; Shqipëria pjesë e tij
Panairi i makinave në Gjermani; Shqipëria pjesë e tij

Panairi i makinave në Gjermani; Shqipëria pjesë e tij

Në Frankfurt të Gjermanisë, çeli dyert panairi më i rëndësishëm në fushën e automobilistikës. “Automechanika Frankfurt” është një event i përvitshëm që njihet si një nga tubimet më të rëndësishme në industrinë automobilistike në botë. Markat më të njohura të “makinave”, ekspozuan për 5 ditë produktet e tyre në panairin e industrisë së shërbimit të automobilave . Mes tyre, Shqipëria u perfaqësua nga kompania “Kapa Oil”, e cila prej vitesh merr pjesë nën flamurin shqiptar, në këtë panair. Përfaqësuesit e kësaj sipërmarrje vendase shprehen se: “Ky panair është një urë lidhëse nëpërmjet takimeve të ndryshme që sipërmarrje të vogla e të mëdha marrin pjesë, dhe urojmë që të rrisin bashkëpunimin për të zgjeruar tregun vendas dhe eksportet.” Automechanika Frankfurt është panairi më i rëndësishëm për tregun e automobilave dhe është organizuar nga Messe Frankfurt që nga viti 1971.

Sicred