KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Panairi i 20-të dhe kriza e librit

Panairi i 20-të dhe kriza e librit

Libri dhe shitja e tij janë në krizë. Së paku këtë mund të deduktosh nga bisedat me botuesit shqiptare të cilët ndonëse po përgatiten 20 vjetorin e Panairit të Librit në Tiranë, gjendjen e shohin të zymtë. Mungesa e politikave të shpërndarjes së librit, rrjeti i degraduar i bibliotekave në gjithë Shqipërinë dhe TVSH e lartë mbi librin vijojnë të mbeten pikëpyetjet pa zgjidhje të botuesve shqiptare. “Kjo tvsh që është 20% që europa e ka 6% më të lartën, Italia 4%, Greqia e ka 6%, Franca 6% dhe ne e kemi 20%, dhe është një tvsh absurde sepse është 20% në blerje dhe 0 në shitje, pra nuk është një taksë e rimbursueshme. Mesa di unë bashkia është duke vënë tulla nëpër biblioteka, por biblioteka nuk janë tullat janë librat” tha kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri. Petrit Ymeri ngre si shqetësim kryesor uljen e numrit të tirazheve të librave, për shkak të rënies së fuqisë blerëse, por nga ana tjetër ai thotë se botuesit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi do të ofrojnë gjatë ditëve të panairit libra cilësorë, ku dominon letërsia e huaj. “Nëqoftëse shitjet rrudhen nga viti në vit, kuptohet që do jape rezultate në ulje të prodhimit të librave. Atëherë çfarë bëhet, ulet numri i titujve dhe ulen tirazhet”. Si aktivitet kryesor do jetë sipas Ymerit një work shop për nxitjen e përkthyesve të rinj, ndërkohë që shtëpitë botuese do sjellin autorë të huaj dhe përkthyes në mënyrë individuale. Gjithashtu do të ketë dhe zbritje nga 10 deri në 50 përqind. Panairi i librit do të qëndrojë i hapur nga data 15 deri në 19 nëntor ditën e fundit do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Sicred