KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Panairi i 11 i trashëgimisë kulturore dhe artizanatit në Gjirokastër
Panairi i 11 i trashëgimisë kulturore dhe artizanatit në Gjirokastër

Panairi i 11 i trashëgimisë kulturore dhe artizanatit në Gjirokastër

Panairi i 11 i trashëgimisë kulturore dhe artizanatit i çelur në qytetin e Gjirokastrës ka përfshirë rreth 40 mjeshtra të punimeve të traditës nga mbare vendi. Ata kanë ekspozuar prodhimet karakteristike në Pazarin e gurtë duke risjellë edhe një herë në vëmendje traditën e punimeve në gur të skalitur, drugdhendje, punimet me avlemend apo edhe kostumeve popullore qindra vjeçare.  Vetë artizanët pjesa me e madhe e të cilëve kanë qenë pjesmarrës edhe në edicionet e mëparshme shprehen se ky panair është një vlerësim që kthen vëmendjen nga tradita e punimeve me dorë. Panairi i artizaneve është ndjekur me kershëri dhe nga dhjetra qytetarë gjirokastritë ndërsa nuk kanë munguar edhe turistë te huaj ,vizitorë të qytetit të gurte në këto ditë vjeshte .