KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pamje filmike tregojnë presidentin Rus, duke përdorur një snajper
Pamje filmike tregojnë presidentin Rus, duke përdorur një snajper

Pamje filmike tregojnë presidentin Rus, duke përdorur një snajper

Pamje filmike që tregojnë presidentin e Rusisë, i cili përdor një armë snajper modern i rinovuar nga kompania Kalashnikov, janë publikuar në internet nga mediat shtetërore. Në to shikohet Vladimir Putin, i cili qëllon në shenjë nga një distancë prej 600 metrash, duke treguar edhe njëherë aftësitë e tij të përfituara nga koha kur ka shërbyer si agjent i shërbimeve sekrete ruse. Shefi i Kremlinit vizitoi një ekspozitë të kompanisë Kalashnikov në dalje të Moskës. Dhe ai jo vetëm inspektoi pajisjet ushtarake, por vendosi dhe t’i testojë personalisht. Videot shfaqin Putin që merr shënjestër dhe pastaj qëllon prej një distance prej 600 metrash. Shefi i Kremlinit qëllon 3 herë. Snajperi është bazuar në armën ikonike ruse të quajtur Dragunov dhe në një tjetër më pak të njohur, dhe është ridizejnuar nga Kalashnikov. Duke marrë konceptet më të mira nga të dyja armët, ky llooj snajperi thuhet se është më i saktë dhe më pak i prirur për zhvendosjen e optikës sesa snajperet e tjere, te cilat jane armët kryesore për snajperistët e Ushtrisë Ruse.

Sicred