KRYEFAQJA » LAJME » Paloka: Pengesë për Shqipërinë janë Rama dhe Tahiri
Paloka: Pengesë për Shqipërinë janë Rama dhe Tahiri

Paloka: Pengesë për Shqipërinë janë Rama dhe Tahiri

Partike Demokratike e opozitë ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama rreth vizitës së tij në Berlin. Sipas kësaj partie Bashkimi Europian do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë, për sa kohë ish ministri i brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, i akuzuar si organizator i aferave të drogës  nuk do të jetë para drejtësisë. “Nuk ka vend për optimizëm, përsa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat: të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të shkëpusë lidhjet e politikës me krimin, të lejojë drejtësinë të veprojë me Saimir Tahirin. Këto janë parakushtet që Berlini pret të plotësohen që të hapë dritën jeshile për negociatat e Shqipërisë” tha nënkryetari i PD Edi Paloka para gazetarëve.
Ai tha se “Opozita ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar dhe ka lobuar në Berlin e kudo që Shqipërisë t’i hapën negociatat si mjeti më efikas për të shtuar presionin dhe monitorimin ndaj një qeverie që nuk zbaton asnjë standard europian”. “Pengesa e vetme për Shqipërinë Europiane është Edi Rama, lidhjet e tij me krimin dhe mbrojtja politike për Saimir Tahirin” këmbënguli zoti Paloka.

Sicred