KRYEFAQJA » LAJME » Paloka: Këmbanat bien për Edi Ramën!

Paloka: Këmbanat bien për Edi Ramën!

Të pyesësh përfaqësues të opozitës nëse kanë apo jo mbështetje në kauzën e tyre, ata të tregojnë deklaratat e bëra nga senatorë dhe kongresmenë amerikanë në takimet e zhvilluara me kryetarin Basha së fundmi në Uashington, si dhe vetë letrën e drejtuar atij nga përfaqësuesi i CDU-së. Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka në një intervistë dhënë RTSH, argumenton se faktori ndërkombëtar është i shqetësuar për rrezikun e standarteve të zgjedhjeve nga qeveria aktuale. Sipas tij pavarësisht lajmeve që serviren nga selia e qeverisë ka vetëm një të vërtetë. “Jemi të bindur që të gjithë sinjalet dhe të gjitha këmbanat bien për Edi Ramën. Nga Uashingtoni janë sinjalet e para. Mos mendoni se ato sajesat nëpërmjet mediave të tij për gjoja dështim të vizitës së Bashës në Uashingon, apo sajesat e tjera, janë thjesht efekt i këtij reaksioni” tha zoti Paloka.
Jo vetëm komentet mbi vizitën e zoti Basha në Uashington, por edhe letra e parlamentarit gjerman apo përfaqësuesve të lartë të Brukselit, u përollën në publik si kritizerë të qëndrimit të opozitës, veçanërisht sa i takon bojkotit parlamentar. Por për zotin Paloka ka rëndësi leximi korrekt i çdo mesazhi. “Letrën duhet ta lexojëmirë kushdo, i pari Rama” tha zoti Paloka. “Sepse në atë letër shprehet shqetësimi për zgjedhjet. Jemi shumë, shumë të shqetësuar, thotë edhe parlamentari gjerman për zgjedhjet në Shqipëri të cilat cënohen” kujton zoti Paloka. Ndonëse pranon që faktori ndërkombëtar gjithnjë inkurajon dialogun parlamentar, zoti Paloka shpjegon se çvendosja e opozitës në çadër u kushtëzua nga arroganca e maxhorancës. Opozita është e vendosur që të vojojë bojkotin kuvendosr dhe protestat deri kur të krijohet qeveria teknike. Të djathtët kanë bindje se vendi do të shkojë në zgjedhje pa Ramën kryeministër. “Ka vetëm një përfundim: Shqiptarët do të ikin të votojnë me një qeveri teknike, sepse vetëm qeveria teknike garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha zoti Paloka.

Sicred