KRYEFAQJA » LAJME » Paloka bën thirrje për lirimin e protestuesve kuksianë

Paloka bën thirrje për lirimin e protestuesve kuksianë

Partia Demokratike publikoi pamje, që sipas saj faktojnë me zë dhe figurë, mënyrën antiligjore të arrestimit të protestuesve kundër vendosjes së tarifës për kalimin e “Rrugës së Kombit”. Sipas kryedemokratit Basha dhe më pas nën kryetarit të PD-së Paloka, këta banorë janë rrëmbyer në mes të natës dhe më pas policia dhe prokuroria kanë fallsifikuar në bashkëpunim me njëra-tjetrën dokumentat zyrtare.
Zoti Paloka tha se opozita do të këmbëngulë për lirimin e protestuesve që mbahen në qeli padrejtësisht, ndërkohë që sipas tij në burg e kanë vendin bashkëpunëtorë të Kryeministrit, për afera kriminale. Për demokratët shefi i qeverisë dhe ministri i brendshëm duhet të lënë mënjanë propagandën, por të vendosin para ligjit shkelësit e tij.
Zoti Paloka i bëri këto deklarata në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, që u drejtuar prej tij për shkak se zoti Basha ndodhet në Berlin për vizitë pune. Në mbledhjen zhvilluar me dyer të mbylluara, mësohet që ish Kryeministri Berisha të ketë kërkuar përballje të fortë me Kryeministrin Rama në kuvend dhe jo vetëm. Zoti Berisha ka kërkuar nga ligjevënësit të mos humbasin kontaktin me qytetarët,dhe e reagojnë fuqishëm kundër skamjes në të cilën jetojnë sipa tij si pasojë e keqeverisjes së Ramës.

(Visited 4 times, 1 visits today)