KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pallati i akullt i Stalinit

Pallati i akullt i Stalinit

Një labirint i jashtëzakonshëm me tunele akulli i ndërtuar në arktikun rus gjatë Luftës së Ftohtë, po shkrin. Pamje të pabesueshme tregojnë se struktura, e quajtur “Pallati i akullt i Stalinit”, një objekt më i madh se Shtëpia e Bardhë, është në rrezik të shkatërrohet për shkak se ujëra të ngrohta të Arktikut po shkatërrojnë hyrjen e saj. Fondet për të shpëtuar monumentin tani janë ‘urgjente’ pasi disa rrugë kalimi janë dobësuar rëndë. Por autoritetet në Siberinë veriore nuk kanë fonde për të shpëtuar labirintin e akullt, megjithëse ajo është e shënuar si një monument rajonal. “Pallati i Stalinit” është krijim i një inxhinieri gjerman të dëbuar në Siberi nga Stalini gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi i ndertimit te pallatit ishte të ruante tonelatat e peshqve të Arktikut përpara përpunimit dhe eksportimit në Evropë. Labirintet dhe dhomat në hapësirën prej 7,000 m² mbajnë një temperaturë konstante prej -14°C deri në -12°C gjatë gjithë vitit. Ende në përdorim sot, ajo mbetet objekti më i madh në botë i magazinimit të përkohshme të ndërtuar nga puna manuale.

Sicred