KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Palermo, ndalohet 20 ton drogë në një anije me flamur panamez

Palermo, ndalohet 20 ton drogë në një anije me flamur panamez

Një anije plot me drogë është ndaluar nga Guarda di Finanza e Palermos në portin e kryeqytetit sicilian. Karabinierët gjetën në anijen me flamujt e Panamasë, në ambientet ku ruheshin rezervat e karburantit, 650 pako të fshehura me 20 ton hashash. Vlera e parashikuar e drogës arrin deri në 150-200 milionë euro. Përveç pakove me drogë, mbi të cilat ishin shënuar numra, u sekuestruan edhe 400 mijë litra naftë.

Sicred