KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Palermo: Konferencë dy ditore për Libinë, mungojnë liderët kryesorë

Palermo: Konferencë dy ditore për Libinë, mungojnë liderët kryesorë

Në qytetin e Palermos në Itali, po zhvillohet konferenca dy ditore ndërkombëtare mbi të ardhmen e Libisë, me objektivin e kontributit në stabilizimin e situatës në vend në fokusin e zhvillimit të zgjedhjeve ta ardhshme politike në 2019.E parashikuar të merrnin pjesë liderët kryesorë të botës, kjo konferencë ka ngjalluar një debat të fortë mediatik për mungesën e shumicës prej tyre. Mungon në këtë samit Presidenti amerikan Donald Trump si dhe përfaqësuesi më i lartë i tij, sekretari i shtetit Mike Pompeo, po ashtu dhe Presidenti rus Putin si dhe ministri i Jashtëm, i cili do të përfaqësohet nga zëvëndësi i tij Mikhail Bogdanov. Pak orë para nisjes së këtij samiti, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuele Macron kanë lajmëruar mospjesëmarrjen e tyre dhe kanë konfirmuar praninë e Ministrave të Jashtëm; Jean-Yves Le Drian për Francën e Niels Annen për Gjermaninë. Në pikëpyetje e me shumë gjasa ka dezertuar të paktën ditën e parë të kësaj konference komandanti i Ushtrisë Kombëtare libiane Khalifa Haftar, pasi sipas mediave libiane nuk pranon të ulet në një njëjtën tavolinë pune me përfaqësuesit e Qatarit të konsideurar nga ai si të lidhur me Al Qaeda.

Konferenca e Palermos ka si objektiv të kontribuojë në të ardhmen e stabilizimin e situatës në Libi, unifikimin e instituioneve shtetërore e përcaktimin e një periudhe kohore për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale e legjislative gjatë vitit të ardhshëm në vend. Të pranishëm në ktë konferencë janë autorietet më të larta të vendeve si Agjeria, Tunizia, Malta, Greqia, Egjipti, Niger e Ciad si dhe komisonerja e lartë europiane për Politikën e Jashtme Federica Mogherini. Duke pranuar situatën kaotike politike që kur diktatori Moamer Gaddafi u rrëzua në vitin 2011, Kombet e Bashkuara javën e kaluar pranuan se zgjedhjet nuk do të jenë të qëndrueshme para së paku pranverës së vitit 2019. Në një deklaratë zyrtare Këshilli i Sigurisë së OKB ka shprehur gjykimin pozitiv mbi rëndësinë e samitit të Palermos si dhe ka përshëndetur armëpushimin e arritur në Tripoli si dhe largimin e forcave të grupeve të armatosura nga selitë e instiucioneve shtetërore në kryeqytet.

Sicred