KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pakistan, pesë të vrarë nga një sulm me bombë

Pakistan, pesë të vrarë nga një sulm me bombë

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me bombë dhe me armë të ndërmarrë ndaj një Kishe Metodiste në Pakistan. Sulmi ndodhi në qytetin e Kuetas, rreth 65 kilometra larg kufirit me Afganistanin. Më shumë se dhjetë persona u plagosën pasi dy persona të armatosur dhe të veshur me jelek eksplozivë u përpoqën të hynin në godinën e kishës. Agresorët u ndaluan në hyrje, dhe nëse nuk të do të zbuloheshin aty, do të kishin shkaktuar qindra viktima. Një nga agresorët shpërtheu jelekun eksploziv ndërsa tjetri u ndalua pasi u qëllua nga policia.

Sicred