KRYEFAQJA » LAJME » Paketa Fiskale, Rama: Synojmë të luftojmë informalitetin

Paketa Fiskale, Rama: Synojmë të luftojmë informalitetin

Kryeministri Edi Rama, ndërsa vizitoi një sipermarrje në fushën e prodhimit të mobiljeve në Kamez, u shpreh se “Rritja e fashës së biznesit që paguan vetëm 5% tatim-fitimi në vit ndihmon jo vetëm kompanitë që të rriten dhe të shtojnë fuqinë punëtore, por lufton edhe informalitetin.”-tha Rama.

“Gjëja që për ne është shumë e rëndësishme, është pjesa që, të lehtësohet maksimalisht kjo fashë e biznesit edhe të ketë më shumë punësim, por të dalë dhe në dritë edhe e gjithë pjesa financiare, në mënyrë që të mos ketë në masën që ka pas për të gjithë këto vite fshehje dhe informalitet, sepse na ndihmon në të gjithë procesin e konsolidimit dhe transparencës së ekonomisë”-u shpreh administatori Ital Divani’ Stivi Loka.

Administratori Stivi Loka, thote se pritet qe ky vit të sjellë edhe shtim të aktivitetit duke e ndihmuar sipërmarrjen që të rritet më shumë.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com