KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Paketa fiskale diskutohet në parim, në Komisionin e Ekonomisë

Paketa fiskale diskutohet në parim, në Komisionin e Ekonomisë

Paketa fiskale ka përfunduar shqyrtimin në Komisionin e Ekonomise ne parim. Por sërish mes ministrit të financave, Arben Ahmetaj, dhe deputetëve të komisionit kishte debat për disa nga ndryshimet, por edhe argumentime për të shtuar të tjera siç është heqja e tvsh-së nga inputet bujqësore.

Një tjetër ndryshim i debatuar ishte edhe normë e reduktuar 6% për shërbimin e reklamave nga televizionet.

Ndërkohë që si pjesë e paketës së re fiskale për vitin 2019, janë dhe disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore. Kreu i Financave, Arben Ahmetaj, tha se për të shmangur evazionin fiskal çdo biznes nuk mund të kalojë në gjendje pasive nëse nuk ka shlyer të gjitha detyrimet.

Sicred