KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Paketa fiskale 2018, disa pasoja për biznesin e vogël

Paketa fiskale 2018, disa pasoja për biznesin e vogël

Paketa fiskale 2018 do të ketë disa pasoja për biznesin e vogël. Nga 1 janari kur ajo ka hyrë në fuqi, janë futur për herë të parë në zinxhirin e TVSH-së afro 9600 biznese me xhiro nga 2 milionë deri në 5 milionë lekë, një vendim që është kundërshtuar nga biznesi i vogël.
Nga 1 janari qeveria ul tatimin mbi të ardhurat për të gjitha bizneset e teknologjisë dhe informacionit, nga 15% në 5%. bëhet fjalë për ata që prodhojnë software me destinacion jashtë Shqipërisë, me qëllim që të nxitet ky sektor që prodhon për eksport.

Sektori që gëzon më shumë lehtësi fiskale është turizmi, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm. Resortet dhe hotelet me 4 dhe 5 yje, për vlerë investimi mbi 8 milionë euro nuk do të paguajnë tatim – fitim, për 10 vitet e para dhe përjashtohen nga pagesa e taksës së infrastrukturës.
Përjashtimet e taksave janë kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që ka theksuar se qeveria nuk duhet të bëjë përjashtime preferenciale.

Sicred