KRYEFAQJA » LAJME » “Paketa e zgjerimit”, Rama dhe Bushati në Bruksel
Përgatitja për negociatat, Hahn viziton Tiranën

“Paketa e zgjerimit”, Rama dhe Bushati në Bruksel

Në vigjilje të 17 prillit kur Komisioni Europian do të publikojë “paketën e zgjerimit” kryeministri Edi Rama dhe ministri për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati gjenden në Bruksel. Zoti Rama ka zhvilluar një takim me komisionerin Johanes Hahn, takim i cili sipas një statusi të kryeministrit shqiptar në Fejsbuk ishte “shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit”. Gjithnjë sipas zotit Rama “…u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”.
Lidhur me perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, sot në Bruksel do të mbahet një konferencë me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, së bashku me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, përfaqësuesen e Lartë e BE, Federica Mogherini, e organizuar nga eurodeputeti David Sassoli. Takimet e kësaj jave konsiderohen vendimtare në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Brukselit, në prag edhe të vendimit të 28 vendeve anëtare të BE-së, për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Sicred