KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Paketa e re fiskale, Rama: Do përkthehet në më shumë vende pune!
Paketa e re fiskale, Rama: Do përkthehet në më shumë vende pune!

Paketa e re fiskale, Rama: Do përkthehet në më shumë vende pune!

Paketa e re fiskale ka reduktuar me 3 herë tatimin fitimin që do të paguajnë bizneset e vogla të cilët kanë një xhiro vjetore 14 milion lekë. Që prej 1 janarit 2019 bizneset e vegjël do të paguajnë 5 përqind tatim fitim nga 15 përqind që paguanin deri në fund të 2018. Paketa fiskale ka sjellë edhe rritje të pragut të xhiros vjetore nga 8 milion në 14 milion leke.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i ekonomisë dhe financave Arben Ahmetaj, vizituan një prej sipërmarrësve që përfiton nga këto lehtësira fiskale.
“Tani, sinqerisht ne po ndihemi mirë, se na u ul taksa e tatim fitimit. Unë bëja 100 milion lekë xhiro në vit dhe paguaja 15 milionë lekë. Tani ne paguajmë 5 milion lekë. Unë do investoj më shumë tani. Do marr më shumë punëtorë. Shumë faleminderit, sinqerisht!” tha një sipërmarrës.
Për kryeministrin Edi Rama kjo lehtësi fiskale për biznesin do të përkthehet edhe me më shumë vende të reja pune dhe rritje të pagave per te punësuarit në sektorin privat. “Në fakt, kjo është zona më delikate e punësimit. Të gjithë bizneset, nga 8 milion në 14 milion xhiro vjetore, që, deri dje e kishin 15 përqind taksën e fitimit, e kanë 3-fish më të ulët nga sot, por kanë kapacitete punësimi dhe vetëpunësimi shumë të mëdha. Ajo që është më e rëndësishmja, në këndvështrimin tonë, është që, duke ju lehtësuar 3-fish, ju japim mundësi, e para, që të zhvilloheni me investime të reja dhe besoj, menjëherë, ju do mendoni për një investim të ri për tu zgjeruar, për tu konsoliduar dhe e dyta, për të rritur punësimin dhe për të rritur pagat” tha zoti Rama.
Ministri i deritanishëm i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se pakata fiskale ndihmon jo vetëm sipërmarrësit, por edhe qytetarët, të cilëve u ulet tatimi mbi të ardhurat.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com