KRYEFAQJA » LAJME » PAJISJA QË NDËRTHUR REALITETIN VIRTUAL ME STËRVITJEN

PAJISJA QË NDËRTHUR REALITETIN VIRTUAL ME STËRVITJEN

Gjithnjë e më tepër po thuhet se pajisjet elektronike po i plogështojnë njerëzit, e sidomos videolojërat dhe realiteti virtual. Por duket se dikush e ka gjetur një rrugë të mesme, pra edhe të luash lojëra elektronike, por edhe të stërvitesh. Zgjidhja duket se është kjo pajisje e shpikur së fundmi, e cila i ndërthur të dyja, duke u dhënë mundësi njerëzve edhe të luajnë, por, njëkohësisht, edhe të stërviten në kushtet e shtëpisë apo të zyrës. Madje, ata që e kanë provuar, dëshmojnë se kjo platformë që stimulon fluturimin, i vendos në punë, madje i tendos, të gjithë muskujt e trupit. Pajisja funksionon mbi bazën e sensorëve dhe ka 3 nivele vështirësie, të lehtë, të mesëm dhe të vështirë. Me pak fjalë, realiteti virtual mund të mos rezultojë edhe aq i dëmshëm për shëndetin, falë kësaj pajisjeje.

Sicred