KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Paga mesater, vështrim në vite

Paga mesater, vështrim në vite

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, në një nga mbledhjet e komisioneve të kuvendit, njoftoi rritjen e pagës mesatare në shtet. Ahmetaj tha se përmirësimi i tregut të punës krijon terren të përshtatshëm për rritjen e pagës reale, por nuk tha sesa do të rritet paga mesatare. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, paga mesatare mujore në ekonomi u ul në janar-mars 2018 me 3 për qind ose 1468 lekë më pak.

Paga mesatare në shtet ka njohur rritje reale në fund të 2017 me 8%. Paga mesatare në sektorin shtetëror arriti 61,600 lekë në fund të vitit 2017 me një rritje 11.5% që në raport me vitin 2016, sipas të dhënave të INSTAT. Kjo është rritja më e madhe e shënuar që nga viti 2007 kur qeveria Berisha aplikoi një rritje agresive të pagave gjatë periudhës 2005-2008.

Paga mesatare në shtet është nxitur nga rritja jashtë mesatares për punonjësit e ministrisë së Financave dhe shpenzimet që nxiti reforma në drejtësi.

Ministria e financave me një vendim të posaçëm aplikoi rritje të pagave me 20 mijë lekë për të gjitha pozicionet që nga specialistët deri tek nivelet me te larta, teksa pjesa e tjetër e administratës ka përfituar rritje shumë më të ulët.

Gjithashtu paga mesatare është nxitur edhe nga rritja e pagave për sektorin e policisë me rreth 25 për qind.

Një vite më parë në vitin 2016, pagat e administratës patën shënuar ulje me mbi 2 % në raport me vitin pararadhës.

Në vitin 2015, rritja reale e pagës ishte zero, për shkak se ndryshimi i pagës me +1.8% ishte i njëjtë me normën e inflacionit.

Në 2014-n rritja e pagës reale ishte vetëm 0.1%.

Pagat u rritën me shpejtësi nga viti 2000 deri në 2009-n, më pas ato u ngadalësuan për shkak se vendi filloi të ndjejë pasojat e krizës globale dhe ekonomia u ngadalësua, por edhe se baza ishte tashmë më e lartë, duke ulur përqindjen e rritjes.

Tre vitet e fundit qeveria zgjodhi të ndjekë politikën e konsolidimit fiskal, duke ngrirë rritjen e pagave në shtet, që rifilloi vetëm nga marsi 2017. Madje 2016-a rezulton viti i parë kur pagat nuk arritën të indeksoheshin as me normën e inflacionit.

Drejtoria e riskut në Tatime njoftoi se ka filluar të marrë në analizë nivelin e deklarimit të pagave të punonjësve për profesione të ndryshme, duke i krahasuar me pagat reale të tregut të punës. Nga këto analiza, është konstatuar se disa punëdhënës deklarojnë paga, për profesione të caktuara, që janë ndjeshëm nën nivelin mesatar të tregut apo janë afër pragut të pagës minimale të përcaktuar për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sicred