KRYEFAQJA » LAJME » Pafajësi për “Hakmarrjen për Drejtësi”
"Dosja Sota" te krimet e rënda

Pafajësi për “Hakmarrjen për Drejtësi”

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shpalli të hënën të pafajshëm 10 persona, që ishin akuzuar si anëtarë të organizatës “Hakmarrje për Drejtësi”. Pas një procesi gjyqësor, i cili ka zgjatur për më shumë se dy dekada, Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Pasho Novruzaj, Gëzim Gjoni, Dritan Hate, u shpallën të pafajshëm për një seri akuzash të rënda. Gjykimi ndaj tyre nisi në vitin 1998, vit në të cilin ata u lanë të lirë dhe u larguan në vëndet e Bashkimit Europian, ku fituan azilin politik. Edhe pse në mungesë, gjykimi ndaj tyre vazhdoi për akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate, si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh. Të pandehurit janë dënuar nga gjykata shqiptare më dënime që varjojnë nga 5 vite burg deri në burgime të përjetshme.
Në mars të vitit të shkuar, Gjykata e Lartë, vendosi të rihap çështjen, ndaj 10 të pandehurve. 3 vjet më parë, Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë të pandehurve dhe ktheu dosjen në Gjykatën supreme për rigjykim, për shkak të shkeljeve të shumta proceduriale.
Të pandehurit Orik Shyti e Altin Arapi të cilësuar si krerët e organizatës kriminale janë dënuar me burgim të përjetshëm, por asnjë prej tyre nuk ndodhet në qeli. Orik Shyti jeton në Zvicër si azilant politik dhe Altin Arapi po si azilant në Belgjikë.

Sicred