KRYEFAQJA » LAJME » Padrino: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë çmenduri
Padrino: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë çmenduri

Padrino: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë çmenduri

Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino e ka quajtur një çmenduri dhe akt ekstremizmi mundësinë e ndërhyrjes ushtarake të SHBA në Venezuelë. “Me këtë elitë ekstremistësh në pushtet në SHBA, kush mund ta marrë me mend se ç’mund të ndodhë në botë”, është shprehur Padrino.
Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Venezuelë. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar të shtunën se presidenti amerikan Trump do të ketë kënaqësinë të flasë me liderin e Venezuelës, kur demokracia të jetë vënë sërish në vend”, duke nënvizuar se “për momentin regjimi i Maduros ka zgjedhur rrugën e diktaturës”.

Sicred