KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Paditet sërish ish-këshilltari i Trump

Paditet sërish ish-këshilltari i Trump

Këshilltari special Robert Myler, i cili po heton përfshirjen ruse në zgjedhjet amerikane, ka ngritur padi të reja ndaj Pal Manafort, ish kreu i fushatës presidenciale të zotit Tramp, si dhe partnerit të tij në biznes, Rik Gates, të cilët tashmë akuzohen për mashtrim bankar dhe evazion fiskal. Të dy këta persona ishin akuzuar në muajin tetor për komplot për pastrimin e parave. Një zëdhënës i zotit Manafort, u shpreh se ai ishte i pafajshëm në lidhje me akuzat e fundit. Ndërsa avokati i zotit Gejts nuk ka dhënë akoma ndonjë koment. Zoti Manafort dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të fushatës së Tramp në gusht të vitit 2016, pasi u akuza për marrëveshjet e tij me politikanë pro rusë në Ukrainë. Zoti Manafort ka punuar në disa fushata presidenciale republikane, duke filluar me fushatën e Gerald Ford në vitin 1976. Sipas akuzave të fundit, zoti Manafort dhe zoti Gejts kanë komplotuar me njëri tjetrin për të fshehur më shumë se tridhjetë milionë dollarë nga të ardhurat personale të zotit Manafort, në mënyrë që ato të mos tatoheshin. Zoti Gejts gjithashtu ka fshehur më shumë se tre milionë dollarë nga të ardhurat e tij personale. Paratë ishin futur në një llogari jashtë vendit që kontrollohej prej tyre.

Sicred