KRYEFAQJA » LAJME » Pacolli prish marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës
behgjet pacolli, Pacolli prish marrëveshjen, me Lidhjen Demokratike të Kosovës

Pacolli prish marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka konfirmuar zyrtarisht se marrëveshja me Lidhjen Demokratike të Kosovës është prishur. Pas një takimi të gjatë me Isa Mustafën, Pacolli ka konfirmuar se më nuk janë pjesë e koalicionit LAA.Kjo prishje e koalicioni AKR-LDK i hap rrugë krijimit të institucioneve qeverisëse në vend. Nderkaq koalicioni PAN vazhdon që javë pas jave të premtojë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë ndersa vendi po rrumbullakos muajin e tretë pa institucione të reja. Përfaqësuesit e këtij koalicioni kanë thënë se një gjë e tillë nuk mund të shtyhet më larg se fundi i kësaj jave. PAN-i kësaj radhe ka përmendur 7 shtatorin si datë kur Kadri Veseli mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit. E pavarësisht se Blloku PDK-AAK-Nisma është i vendosur se Kuvendi do të konstituohet së shpejti, përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të LDK-së ritheksojnë se nuk do ta votojnë në asnjë formë Veselin për kryetar kuvendi.

Sicred