KRYEFAQJA » LAJME » Pacolli i kërkon Mogherinit liberalizimin e vizave për Kosovën
Pacolli i kërkon Mogherinit liberalizimin e vizave për Kosovën

Pacolli i kërkon Mogherinit liberalizimin e vizave për Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, u takua këtë të premte në Bruksel me përfaqësuesen e lartë europiane për Çështjet e Jashtme, Federika Mogherini, së cilës i kërkoi që regjimi i vizave me Kosovën të liberalizohet sa më shpejt të jetë e mundur. “Liberalizimi i vizave është hapi vendimtar që duhet marrë tani, sepse ndikon në perspektiveën e të rinjve kosovarë të arsimuar, me mendje të hapur dhe për një Kosovë me frymë të re evropiane”, theksoi zoti Pacolli. Shefja e diplomacisë europiane, Mogherini ndau të njëjtin vlerësim për rininë dhe shoqërinë kosovare, duke theksuar se viti i dytë i mandatit të këtij Komisioni do të ishte vendimtar për integrimin europian të rajonit dhe Kosovës e pse jo edhe për çështjen e liberalizimit të vizave në veçanti”, thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar nga zyra e shtypit të Mogherinit.
Faza e re e dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ishte në fokus të takimit të dy diplomatëve të lartë. Ministri i jashtëm kosovar ritheksoi dhe njëherë angazhimin e institucioneve të vendit të tij për dialog, duke konsideruar se është shumë e rëndësishme që të ketë një afat kohor për këtë, ndërsa zonja Mogherini vuri theksin tek zbatimi i marrëveshjeve që palët kanë arritur deri tani.

Sicred