KRYEFAQJA » LAJME » Pa restaurues nuk ka monumente!

Pa restaurues nuk ka monumente!

Nuk mund të ketë monumente të trashëgimisë kulturore jetëgjate pa breza të përkushtuar dhe kultivuar restauratorësh. 25 vite boshllëk dhe zhvillime kaotike në ndërtim dhe në ndërhyrjet restauruese kanë lënë pas jo pak dëme shpesh edhe të pakthyeshme ndaj aftësimi i vazhdueshem i restauratorëve është një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe personaliteteve në fushën e trashëgimisë kulturore.
Një prej tyre është edhe prof. Piro Thomo i cili evidenton disa prej prblematikave të mbi 2 mijë monumenteve të listuara në listën e trashëgimisë kulturore në Shqipëri. “Pse u lanë jashtë vëmëndjes dhe pa mirëmbajtje këto monumente?” pyet Prof. Thomo.
Ministria e Kulturës dhe instituti i monumenteve duke marrë shkas nga nevoja për ekspertë të restaurimit ka vendosur qe të trajnojë 20 prej tyre në Tiranë dhe në Voskopojë. “Prishja nuk vjen vetëm në një ditë, prishja vjen ndër vite” shton Prof. Thomo.
Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro kërkoi “Një rritje të ndjeshmërisë të shoqërisë ndaj kulturës, trashëgimisë kulturore dhe ndaj ndërhyrjeve që janë kaq të shpeshta dhe kantieret janë kaq të shumta sa që zorr të kalojë një javë që të mos ketë debate në restaurime”
Zonja Kumbaro e cila nuk la pa përmendur debatet mbi restaurimin dhe trashëgiminë kulturore ju besoi të ardhmen e monumenteve brezit të ri të restauratoreve të cilët do të aftësohen në historinë e arkitekturës shqiptare dhe “Analizën Strukturore dhe teknikat në Ndërtesat Historike” edhe me emra të njohur të restaurimit edhe nga Universiteti Politeknik i Milanos. Ndërkaq inventarizimi i ri i monumenteve të trashëgimisë kulturore ku në listën e vjetër mungojnë mbi 120 objekte është një tjetër prioritet që Ministria e Kulturës synon të realizojë.

Sicred