KRYEFAQJA » LAJME » Osumi lundron mes ujërave të zeza dhe papastërtive

Osumi lundron mes ujërave të zeza dhe papastërtive

Rënia e prurjeve të lumit gjatë stinës së verës nxjerr në pah edhe më shumë ndotjen e Osumit, i cili përshkon përmes qytetin e Beratit. Gjatë gjtihë verës Osumi nxjerr të palarat dhe rezultati është era e rëndë që shqetëson jo pak qytetarët të cilët i kërkojnë bashkisë së qytetit të ndërhyjë sa më shpejt.

“E ndjejmë erën. Duhet të marrë masa bashkia të pastrohet. Ka plot mbeturina, nuk është pastruar mirë. Tërë kanalizimet këtu në lumë shkarkohen. Detyrimisht që do të vijë ajo era e keqe” – shprehen banorët.

Nga ana tjetër burime të bashkisë jashtë kamerave shprehen se e vetmja zgjidhje për problematikat që ka lumi Osum do të jetë zbatimi i projektit që parashikon sistemimin dhe reabilitimin total të tij, i cili deri më sot nuk është vënë në jetë për mungesë fondesh.

Sicred