KRYEFAQJA » LAJME » OSORIO NUK ËSHTË MË TRAJNER I MEKSIKËS

OSORIO NUK ËSHTË MË TRAJNER I MEKSIKËS

Kolumbiani Juan Carlos Osorio është larguar përfundimisht nga drejtimi i kombëtares së Meksikës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë federata meksikane e futbollit, e cila tashmë duhet të zgjedhë trajnerin e ri për periudhën 2018-2022. “Pas një periudhe reflektimi, analize të thellë dhe bisedave të ndryshme ndërmjet Juan Carlos Osorio dhe Federatës, Profesor Osorio ka vendosur të mos konsiderohet si një kandidat i mundshëm për Drejtorin Teknik të Ekipit Kombëtar të Meksikës për periudhën 2018-2022, – shkruhej në faqen e federatës. Marrëdhënia kontraktuale midis Osorio dhe FMF kishte përfunduar që nga eliminimi i ekipit meksikan, në fazën e 1/16 të botërorit të Rusisë 2018, pas humbjes së Brazilit 2-0. Që nga ai moment federata bëri disa takime me Osorio për të provuar të vazhdonte projektin e tij, por kolumbiani, i cili kishte bërë publike qëllimin e tij për të kërkuar sfida të tjera, nuk pranoi ofertat. Osorio u bë trajner i Meksikës në tetor 2015. Për gati tre vjet ai e drejtoi Meksikën në 52 ndeshje, prej të cilave ai fitoi 33, barazoi 9 dhe humbi 10. Ndërsa strategu kolumbian e mbylli prononcimin e tij me fjalët: “Nëpërmjet këtij mesazhi dua të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për tifozët meksikanë, Federatën e Futbollit të Meksikës e sidomos të gjithë lojtarët me të cilët kam pasur privilegjin të punoj dhe të ndaj eksperiencën time gjatë qëndrimit si drejtor teknik i Ekipit Kombëtar të Meksikës, pozicionin që kam kryer me përkushtim, pasion dhe krenari “, tha Osorio.

Sicred