KRYEFAQJA » LAJME » “Osman Myderizi”, rrëzohet suvaja plagoset mësuesja
“Osman Myderizi”, rrëzohet suvaja plagoset mësuesja

“Osman Myderizi”, rrëzohet suvaja plagoset mësuesja

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në shkollën 9 vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë. Ka qenë ora e dytë e mësimit kur suvaja e tavanit në një klasë të nëntë, ka rëne dhe ka plagosur mësuesen e matematikës. Nxënësit e shokuar kanë dalë nga klasa për të kërkuar ndihmë. Mësuesja është dërguar me urgjencë në spital dhe i kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e suvasë ndërkohë ndërrmarja e Bashkisë së Tiranës ndodhet në shkollë për riparimin e dëmeve.
Nëndrejtoresha e kësaj shkolle Lindita Gjedija ka sqaruar se shkolla është rikonstruktuar para 1 viti dhe gjatë kësaj periudhe kohore nuk është konstatuar asnjë problem për sa i takon cilësisë së ndërtimit.

Sicred