KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE: Tjetër rast dëmtimi kabllosh nga privatët

OSHEE: Tjetër rast dëmtimi kabllosh nga privatët

Për të dytën herë brenda dy javëve Lapraka ka mbetur pa energji elektrike, pasi një firmë private ka dëmtuar kabllin 20 kilovolt që furnizon me energji gjithë zonën.

Klevis Jahaj Drejtori i OSHEE për Tiranën tha se “ky nuk është dëmtimi i parë, janë 11 vetëm këtë muaj duke lënë kështu një numër të konsiderueshëm abonentësh pa energji elektrike për shkak të këtyre punimeve të pa kontrolluara qoftë për investime publike apo punë private siç është edhe ky rasti”.

Grupet e punës së OSHEE po punon për rikthimin e energjisë elektrike, ndërkohë që firma përgjegjëse është kallëzuar penalisht në prokurori.

“I bëjmë thirrje firmave të bëjnë kujdes, të kërkojnë mbështetjen dhe asistencën e OSHEE” shtoi më tutje Jahaj. Nisur nga kjo situatë, operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike do ti propozoje qeverisë sanksione të ashpra ligjore për firmat private që dëmtojnë kabllot elektrik. Një prej masave do të jetë përjashtimi i këtyre të fundit nga konkurimet publike.

Sicred