KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE: Situatë e vështirë nga moti i keq
OSHEE investime në zonat turistike

OSHEE: Situatë e vështirë nga moti i keq

OSHEE njoftoi se ka stakuar linja disa linja energjitike për të mënjanuar rreziqet pas defekteve të konstatuara për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin. “Për shkak të motit të keq me erëra dhe reshje të dendura që ka përfshirë vendin, afro gjysma e linjave që nuk punojnë janë stakuar nga vet OSHEE si masë sigurie për të evituar rreziqet në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike” njoftoi operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas tij në zonat malore janë shfaqur 90 për qind e defekteve. “Rajonet më të prekura nga defektet janë Elbasani, Gjirokastra dhe Vlora” bën të ditur OSHEE. Operatori njoftoi se po ndjek me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve dhe ka në gatishmëri rreth 2200 punonjës.

Sicred