KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE: Situata e furnizimit po përmirësohet
Nis bilanci i dëmeve nga përmbytjet

OSHEE: Situata e furnizimit po përmirësohet

OSHEE, njoftoi pas diten e së dielës për përmirësim gradual të situatës së furnizimit me energji elektrike pas problemeve të orëve të fundit të shkaktuara nga stuhitë e shiut dhe erërat e forta.
OSHEE sqaron se në disa zona stakimi i energjisë elektrike ka qenë i detyruar si masë sigurie me qëllim shmangien e rreziqeve për punonjësit që punojnë prej 48 orësh në terren pa ndërprerje për riparimin e defekteve.
Nga 15 fidra që janë aktualisht jashtë pune, më shumë se gjysma e tyre janë stakuar nga OSHEE për shkak të përmbytjes së nënstatcioneve dhe kabinave, kryesisht në pjesën jugore të vendit ku ka patur përmbytje nga lumenjtë Vjosa dhe Osumi.
Rajoni më i prekur nga defektet vijon të jetë rajoni Gjirokastrës.
Janë riparuar plotësisht defektet në rajonin e Durrësit dhe në rajonin e Elbasanit.
Në zonat rurale paraqitet e vështirë puna për riparimin e defekteve pasi linjat janë kryesisht ajrore gjë që sjell dhe vonesë në riparimin e tyre.

Sicred