KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » OSHEE, shkurton investimet për të rritur importet
OSHEE, shkurton investimet për të rritur importet

OSHEE, shkurton investimet për të rritur importet

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të shkurtojë me 13 milionë euro investimet në rrjet, për t’i përdorur për importin e energjisë. Shkak është bërë thatësira e tejzgjatur e cila ka çuar në uljen e prodhimit të energjisë, më i ulti në 10 vitet e fundit. Në një intervistë për RTSH kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, tha se kostot e importit nuk e cënojnë buxhetin e shtetit. Sips zotit Ahmeti aktualisht çmimet e energjisë në treg janë të larta, ndaj ai vlerëson se mund të ishte importuar edhe më parë. Aktualisht 55 përqind e energjisë që përdoret në Shqipëri importohet.

Sicred