KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » OSHEE : Nuk rritet çmimi i energjisë

OSHEE : Nuk rritet çmimi i energjisë

Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët familjar nuk do të rritet. Operatori i shpërndarjes së energjisë e përjashton si mundësi rritjen e tarifës për qytetarët në aplikimin që do të dorezoje pranë entit rregullator të energjisë për vitin 2018. “Nuk ka asnjë lloj fokusi për rritje tarife, jemi të orientuar të mos e rrisim tarifën”. Por a ka mundësi OSHEE të ul çmimin e energjisë? Administratori i saj jep këtë përgjigje: “Nëse ka ulje apo jo, kur të bëjmë aplikimin do ju tregojmë”. Në konferencën për mediat, Çela shtoi se aktualisht OSHEE po përgatit proçedurën e aplikimit dhe po përllogaritjet e çmimit do të mbyllen pas aplikimit që do të bëje gjeneruesi, koorporata elektroenergjitike. Çmimi sipas tij do të varet nga kërkesa e KESH-it. “Në qoftë se ne nuk bëjmë dot llogaritjen e sasisë që do marrim nga KESH-i për klientët tarifor sepse ka një që llogaritet nga Enti Rregullator për 2017 ishte 3.95 tera e cila nuk u plotësua dot dhe e mbuloi OSHEE-ja. Që të bëhet llogaritja e tarifës duhen kto dy komponent”. Por KESH nuk do të aplikoje për tarifë të re pranë entit rregullator të energjisë. Administratori i koorporatës Agron Hetoja i kontaktuar nga TVSH thotë se ligji i ri për energjinë përcakton se segmenti i gjenerimit është i derregulluar çka nënkupton se ERE smund të vendos për tarifën që KESH i shet energjinë OSHEE-së. Sipas tij, KESH do ti dërgoje OSHEE çmimin e ri pasi të ketë mbaruar programin ekonomik. Aktualisht tarifa që KESH i shet energjinë OSHEE-së është 1.45 lekë për kilovat orë. Ndërkohë që tarifa që OSHEE ka për konsumatorët fundore është 9.5 lekë për kilovat orë.

Sicred