KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE, erë e re për klientët në nevojë
OSHEE: Fatura e energjisë dhe taksa e pronës të paguhen të ndara

OSHEE, erë e re për klientët në nevojë

Enti Rregullator i Energjisë i ka bërë të qartë me anë të një rregullore detyrimet që ka operatori i shpërndarjes së energjise elektrike për të furnizuar me energji pa ndërprerje te gjithe ata qe perfitojne nga statusi i ‘klientit në nevojë’, edhe kur këta të fundit nuk kanë arritur të paguajnë në kohë faturat. Sipas ligjit me numer 43 te vitit 2015 statusin e ‘klientit në nevojë’ e fitojne klientet  familjar, te cilet , për shkak të gjendjes sociale, gëzojne disa të drejta të veçanta lidhur me furnizimin me energji elektrike, të siguruara në raste përjashtimore, sipas përcaktimeve të këtij ligji. Gjithsesi shkalla e lehtësisë nuk është e pafundme. Sipas rregullores, klientit në nevojë do t’i ofrohet një plan pagese, që i përshtatet të ardhurave të tij. Në baze të këtij statusi, OSHEE ka një sërë detyrimesh ku së pari, duhet të vendosë procese që sigurojnë që klientët në nevojë, të regjistruar si të tillë, të mos u ndërpritet furnizimi me energji elektrike nuk mund t’ju ndërpritet energjia nën argumentin e mospagesës. E vetmja mundësi që klientit në nevojë i ndërpritet energjisë është nëse ofruesi i shërbimit, në këtë rast OSHEE, i ka ofruar dy herë një plan pagese që përshtatet me të ardhurat e klientit ose asistencë pagese, në kuadër të statusit si “klient në nevojë” dhe nuk është zbatuar.

Sicred