KRYEFAQJA » LAJME » OSHEE çel tenderin e blerjes së energjisë

OSHEE çel tenderin e blerjes së energjisë

Dy ditë pas koorporates elektroenergjitike, edhe operatori i shpërndarjes së energjisë ka çelur proçedurat e importit të energjisë për të garantuar konsumin e energjisë për të gjithë muajin shtator. Edhe për këtë muaj Shqipëria do të vijoje blerjen masive të energjisë, ndaj fatura e OSHEE-së llogaritet rreth 17 milionë euro. Në njoftimin publik operatori i shpërndarjes i bën thirrje kompanive private të dorëzojnë ofertat e tyre deri në 24 Gusht. Me këtë proçedurë OSHEE dhe KESH garantojnë konsumin e muajit shtator që sipas llogarive pritet të jetë në sasi të njëjtë me muajin gusht, afro 400 mijë megavat. Nga kjo sasi 129 mijë megavat do ti mbuloje koorporata dhe OSHEE duhet të garantoje pjesën e mbetur, 271 mijë megavat. Në korrik dhe Gusht operatori i shpërndarjes së energjisë e siguroi vet të gjithë sasinë e energjisë që i duhej vendit. Për këto dy muaj fatura që pagoi kompania shkoi 53.6 milionë euro në total, ndërkohë që bashkë me shtatorin fatura pritet të shkoje afro 90 milionë euro, përfshi edhe 22.4 milionë eurot që do ti shpenzoje KESH-i për blerje të energjisë përmes kredisë që i autorizoi banka botërore. Aktualisht, situata në kaskadën e lumit Drin vijon të mbetet kritike, pasi thatësira e tejzgjatur thuajse e ka shteruar ujin në hidrocentralin e Fierzës duke detyruar KESH-in të ul në minimum prodhimin.

Sicred