KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » OSHEE: 78 biznese ta sigurojnë vetë energjinë
OSHEE: Fatura e energjisë dhe taksa e pronës të paguhen të ndara

OSHEE: 78 biznese ta sigurojnë vetë energjinë

Nga muaji mars i këtij viti, 78 biznese që furnizohen në linjën e tensionit 35 kilovolt janë të detyruar ta sigurojnë energjinë vetë. Kjo pasi operatori i shpërndarjes OSHEE, lajmëron se do të nis procesin e liberalizimit të tregut të energjisë. OSHEE u kërkon bizneseve që të marrin masa për të lidhur kontratat me furnizuesit e rinj.
Liberalizimi nis nga janari, por të gjithë ato bzinese që nuk arrijnë të sigurojne vetë energjinë për dy muajt e parë mund të furnizohen sërish nga OSHEE, por me çmime më të larta. Ndërkaq pas muajit mars klientët e rrjetit 35 KV duhet të gjejnë patjetër një furnizues privat pasi kompania do të nis stakimin fizik të linjave.
Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është shtyrë disa herë në kohë. Në shkurt të 2017, ministria e energjisë vendosi tu japë më shumë kohë bizneseve të lidhura në linjën 35 kilovolt për të siguruar vetë energjinë elektrike në treg të lirë, duke u lenë si afat fundin e muajit qershor. Procesi u shty sërish për këtë fillim viti, pasi bizneset kërkuan shtyrjen e afatit nga ministria e linjës.

Sicred