KRYEFAQJA » LAJME » OSBE: Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda korrikut
Borshard: Njohja e vuajtjeve krijon stabilitet për një shoqëri të lirë

OSBE: Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda korrikut

Pas dëgjesave me shoqërinë civile sot komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore nisi në detaje shqyrtimin e projektligjit të ri edhe në prani të OSBE-së. Çështjet prioritare që do të adresohen nga diskutimet e anëtarëve të komisionit janë përdorimi i teknologjive të reja në proçesin e votimit, votimi i emigrantëve, shmangia e shitblerjes së votës, financimi i partive dhe përdorimi i administratës shtetërore para dhe gjatë fushatës elektorale.
Në tryezën e konsultimit ambasadori i OSBE kërkoi adresimin e shpejtë të rekomandimeve që janë mbartur nga zgjedhjet e vitit 2013 dhe nga zgjedhjet e fundit të një viti më parë. OSBE kërkon një reformë të plotë për kodin e ardhshëm elektoral duke insistuar në një ndryshim rrënjësor të ligjit të ardhshëm zgjedhor.
Ambasadori Boschard kërkoi që puna e komisionit të Reformës Zgjedhore të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar, në mënyrë që ligji i ri të jete gati dhe në kohë për t’u përdorur në zgjedhet lokale të vitit të ardhshëm.