KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Osaka dhe Gjokoviç fitojnë US Open
Osaka dhe Gjokoviç fitojnë US Open

Osaka dhe Gjokoviç fitojnë US Open

Novak Djokovic është sërish mbreti i US Open, turneu i katërt madhor sezonal. Serbi ish-numri një në botë, nga e hëna do të jetë numri 3 në renditjen botërore. Ai ka mundur në finalen e US Open, Juan Martin Del Potro 3-0 me sete 6-3, 7-6, 6-3 pas tre orë e 15 minuta lojë.
Kështu Xhokoviç shkruan emrin në librin e artë për të tretën herë, pas trimfeve në 2011 e 2015. Kampioni serb rikthehet triumfues pas një viti pushim për shkak të dëmtimit në brryl. Fiton Uimbëlldonin në korrik dhe e pasuron koleksionin e tij të trofeve Slem edhe US Open, duke i çuar në 14 trofetë, po aq sa Sampras. Ndërkohë që Roger Federer ka fituar 20 e Rafael Nadal 17.
Për femra fituese e trofeut US Open është Noemi Osaka, e cila ka mundur në finale Serena Uilliams me rezultatin 2-0, me sete 6-2 e 6-4. Osaka bëhet japonezja e parë që fiton një finale të Grand Slem. Por tensitja amerikane e ka kaluar në plan të dytë triumfin e Osakës, pasi ka qenë e pakënaqur me gjykimin e arbitrit kryesor. Ajo e ka fyer atë si seksist, hajdut duke thyer kështu kodin e disiplinës. Ajo është penalizuar tri herë nga arbitri sepse ka marrë këshilla nga trajneri i saj, i ulur mes spektatorëve, sepse theu raketën dhe sepse e ka fyer arbitrin duke i thënë hajdut. Këto i kanë kushtuar një gem tenistes amerikane. Midis gjithë këtyre polemikave dhe ngjarjeve, Osaka, vetëm 20 vjeç, për një orë e 20 minuta lojë e ka mundur Serenën duke fituar trofeun.