KRYEFAQJA » LAJME » Ortek masiv mbi hotel,30 persona nën borë

Ortek masiv mbi hotel,30 persona nën borë

Një numër ende i panjohur personash kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në pjesën qendrore të Italisë. Në orët e nates, Hoteli Rigopiano në një resort malor në perëndim të qytetit Peskara, u përfshi nga një ortek masiv si pasojë e kushteve të motit dhe lëvizjeve sizmike. Ekipet e kërkim-shpëtimit mbërriten me vështirësi në rajonin ku ra orteku dhe raportuan se kanë humbur jetën shumë persona por numri i viktimave ende nuk bëhet i ditur. Dihet vetëm se në hotel ndodheshin rreth 20 pushues dhe 10 anëtarë të personelit të shërbimit. Ekipet vazhdojnë kërkimin pavarësisht kushteve të vështira me temperatura të ulëta e reshje bore. Autoritetet thonë se po të kishte ndodhur në fundjavë, tragjedia do të ishte edhe më e tmerrshme sepse hoteli mund të mbaje deri në 200 klientë. Tragjedia me ortekun ndodhi pasi gjatë natës në Itali janë regjistruar të paktën 4 termete relativisht të forta.

Sicred