KRYEFAQJA » LAJME » Oroshi i braktisur dhe pa rrugë kalimi

Oroshi i braktisur dhe pa rrugë kalimi

Oroshi, dikur kryeqendra e Mirdites por edhe një zonë me histori shekullore patriotike, ku natyra dhe burimet e saj janë të pashfrytëzuara, sot po përjeton braktisje. Rruga që lidh këtë rajon dhe gjithë zonën përreth thuajse është e pakalueshme duke të krijuar imazhin e një shtegu bagëtish mes shtufit. Banorët e zonës e kanë të vështirë të lëvizin në kushte normale, pasi kjo rrugë që lidh Oroshin me rrugën e kombit që prej vitit 1991 nuk njeh asnjë investim.

Kur mendon se rruga nga Oroshi e deri në rrugën e kombit është vetëm 4 kilometra çuditesh që duhet rreth 1 orë për ta përshkuar. Ndonëse nuk don ndonjë investim të madh ajo vazhdon të lihet në këtë gjendje të mjerueshme. Bashkia e rrethit të Mirdites nuk ka bërë asgjë për këtë zonë të pasur me burime natyrore që shumë mirë mund të shfrytëzoheshin për turizëm dhe për të rritur ndjeshëm ekonominë dhe përmirësimin e jetesës së banorëve të Oroshit.

Sicred