KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Orkestra Simfonike e RTSH shfaq në Berat koncertin “Tinguj kinemaje”

Orkestra Simfonike e RTSH shfaq në Berat koncertin “Tinguj kinemaje”

Qyetarët beratas kanë përjetuar mbrëmjen e së hënës emocione të veçanta nëpërmjet muzikës së filmave më të njohur shqiptar, por dhe të huaj.  Mbrëmja artistike është ngjizur bukur me freskinë dhe pamjen që ofroi nga pedonalia e qytetit lagja muzeale “Mangalem”. Për më tepër se një orë qytetarët, por dhe vizitorë të shumtë kanë shijuar muzikën instrumentale. “Tinguj kinemaje” koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH-së, me drejtor artistik Aristidh Prosi dhe dirigjent Gridi Kraja, solli për publikun muzikën e filmave të njohur si “ Lulkuqet mbi murre”, “Rrugë të bardha”, “Mësonjtorja”, etj.  Dirigjenti i kësaj orkestre Gridi Kraja, u shpreh se publiku ishte i mrekulleshëm në këtë qytet. Ky koncert, u mbështetur nga Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Qendrën Kulturore mbajti të mbërthyer artdashësit beratas fal interpretimit me nivel të lartë artistik të instrumentistëve të talentuar të kësaj orkestre. Muzika e filmave u shoqërua me shfaqjen e fragmente të tyre në video-projektor.

Sicred