KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Orkestra Simfonike e RTSH mbyll stinën koncertore
Orkestra Simfonike e RTSH mbyll stinën koncertore

Orkestra Simfonike e RTSH mbyll stinën koncertore

“In grande bellezza” siç thonë italianët, është përmbyllur stina koncertore e Orkestrës Simfonike të RTSH. Me simfoni nga kompozitorët Bach dhe Bizet, orkestrantët sollën një atmosferë magjike në koncertin që u mbajt në hollin “Gjon Simoni” të RTSH dhe që sjell tingujt e një repertori të përzgjedhur me kujdes nga dirigjenti Oleg Arapi i cili drejtoi këtë koncert.  Në përzgjedhjen e  repertorit të koncertit, evidentoheshin pjesë që nuk janë luajtur në Shqipëri, ose janë luajtur shumë rrallë.
“Të gjitha veprat e Bahut, Moxartit etj janë vepra delikate, të pastra dhe duan përsosmëri në egzekutim dhe te tilla erdhen edhe ne interpretimin final te ketij sezoni nga orkestra simfonike.
Një repertor i gëzueshëm që kulmon me “Carmen” nga Bize si edhe “La danse macabre” nga kompozitori Camilles Saint Saens interpretuar solo nga pianistja e talentuar 15 vjeçare Iva Zurbo e cila zotëron një koleksion çmimesh dhe trofesh muzikore në Shqipëri dhe Gjermani ku shkollohet njëkohësisht. Koncerti i së premtes mbylli një stinë koncertore të ngjeshur me personalitete muzikore dhe vepra të sukseshme për Orkestren Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar.

Sicred