KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Orkestra simfonike e RTSH, koncert në stilin Italian

Orkestra simfonike e RTSH, koncert në stilin Italian

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar vijon stinën koncertore. Sipas drejtorit artistik Sokol Toto, që prej shtatorit kur nisi kjo stinë dhe hartimit të programit, rëndësi i është dhënë cilësisë artistike të këtyre koncerteve. Kjo është bërë sipas tij në dy drejtime, në përzgjedhjen e dirigjenteve dhe në atë të solisteve. Dirigjentja e ftuar e koncertit të kësaj të premteje është italiania Xhana Frata dhe flautistja Jonela Golemi. “Pjesën më të madhe me dirigjentë të huaj të cilët kanë një cilësi të jashtëzakonshme, si me orkestrën ashtu edhe me programin” thotë Toto.
Programi i koncertit përmban uverturën “Laraska Vjedhacake” të Rosinit, introduksionin e Kamil Saint Saens si dhe simfoninë nr. 5 të Çajkovskit. “Simfonia është nga më të bukurat të krijimtarisë ruse e cila vjen këtë herë ndryshe nga herët e tjera. Ne e ekmi luajtur edhe ne dirigjentë të tjerë rusë, por dirigjentja italiane i jep një tjetër atmosferë. Ajo është pak më alegro, e kërcyeshme, valset janë më të përmbajtura, kanë atë mënyrën ialiane të të luajturit” spjegon udhëheqësi artistik Sokol Toto.
Përveç emrave të njohur, Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit, ka afruar pranë vetes, përmes audicionesh, edhe instrumentistë të rinj. “Janë të talentuar, të predispozuar dhe për të bërë më të mirën në orkestër” thotë Toto.
Drejtorit artistik premton jo vetëm një koncert me vlera, por edhe të bukur, të cilin publiku, thotë ai, nuk duhet ta humbasë.

Sicred