KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar në një koncert të veçantë

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar në një koncert të veçantë

Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar përgatitet të realizojë koncertin e radhës me një program të veçante. Dirigjeni Jetmir Barbullushi, baketës së të cilit i është besuar ky koncert, shprehet se autorët dhe veprat e zgjedhura janë luajtur shumë vite më parë nga Orkestra Simfonike. Është fjala për koncertin për violinë e orkestër të Brahmsit, rapsodinë hungareze të Listit si dhe Uverturen e Tanhauser të Vagnerit. Këto vepra janë sa të bukura, aq dhe të vështira në realizim. Gjithashtu, në koncertin e së premtes do të luhet për herë të parë dhe suita në tre kohë “Personazhe të mitologjisë shqiptare” një vepër diplome nga kompozitori i ri Erjet Barbullushi.
I ftuari special i koncertit do të jetë violinisti i ardhur nga Izraeli Majkell Vaiman. “Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar përbëhet nga instrumentistë profesionistë. Ajo që vlen të theksohet është komunikimi që arrij të kem me këta artiste, me të cilët është hera e dytë qe bashkëpunoj” thotë violinisti Vajman për RTSH. “Jam shumë optimist në realizimin në nivel të lartë artistik të veprave të zgjedhura në program” shton ai.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Jetmir Barbullushi, prej vitesh drejtues i Orkestrën Simfonike të RTSH-së. Ai dallohet për frymën e re të interpretimit të shumë veprave shqiptare dhe të huaja.

Sicred