KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Orkestra e RTSH sjell Bahun dhe Bizenë

Orkestra e RTSH sjell Bahun dhe Bizenë

Një simfoni e Bach junior do të jetë buqeta e fundit muzikore që orkestra simfonike e RTSH ka zgjedhur për koncertin përmbyllës të këtij sezoni artistik. Një koncert i cili do të luhet në hollin “Gjon Simoni” të RTSH dhe që sjell tingujt e një repertori të përzgjedhur me kujdes nga dirigjenti Oleg Arapi i cili drejton këtë koncert.
“Në përzgjedhjen e repertorit të koncertit, unë kam parasysh pjesë që nuk janë luajtur në Shqipëri, ose janë luajtur shumë rrallë” thotë Arapi për RTSH. “Të gjitha veprat e Bahut, Moxartiti etj, janë vepra delikate, të pastra dhe duan përsosmëri në agzekutim” shton dirigjenti i RTSH.
Një repertor i gëzueshëm që kulmon me “Carmen” nga Bize si edhe “La danse macabre” nga kompozitorit Camilles Saint Saens interpretuar solo nga pianistja e talentuar 15 vjecare Iva Zurbo.
“Është pjesë e operas “Karmen” e Bizesë, diçka alegro, një vepër mjaftë e njohur, por që ngjall emocion” thotë dirigjenti Arapi.
Koncerti i së premtes mbyll një stinë koncertore të ngjeshur me personalitete muzikore dhe vepra të sukseshme për Orkestren Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar.

Sicred