KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Orkestra e RTSH-së çel stinën koncertore

Orkestra e RTSH-së çel stinën koncertore

Orkestra e RTSH-së çel nesër stinën koncertore, një program i zgjedhur me kryevepra të autorëve të kompozicionit botëror do të përformohet për të pasionuarit e muzikës klasike, nga bashkëpunime brilante të orkestrës së RTSH-së, me emra të mirënjohur instrumentistësh në skenën ndërkombëtare nën dirigjimin e Oleg Arapit.

Cordelia Hofer, pianistja gjermane me një karrierë të gjatë të pasur në qindra koncerte të famshme në shumë vende të botës, çmon si ‘ frymëzues ‘ bashkëpunimin me orkestrën shqiptare.

Një eksperiencë të veçantë dhe me shumë vlerë çmojnë këtë bashkëpunim edhe dy solistët gjermanë, në violinë dhe violoncel, që i janë bashkuar orkestrës së RTSH-së në këtë koncert.

Me koncerte për piano nga Bethoven dhe Martini, e një dubël koncert për violinë nga Brams, çelja e stinës koncertore nga orkestra e RTSH-së, premton të shndërrojë të premten e 11 janarit në një mbrëmje emocionuese.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com