KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Orkestra e RTSH-së çel sezonin e ri artistik

Orkestra e RTSH-së çel sezonin e ri artistik

Orkestra e RTSH -së çeli sezonin e ri artistik në qytetin e Korcës. Mbrëmjen e së premtes, mjeshterisë së orkestres iu bashkuan si soliste, sopranoja Eva Golemi dhe flautistja Jonela Golemi, ndërsa repertori I përzgjedhur nuk kishte si të mos merrte duartrokitjet e publikut. Për Drejtorin artistik të Orkestres së Radio Televizionit Shqiptar Aristidh Prosi, suksesi I koncertit erdhi jo vetëm për shkak të pervojes së orkestres, por edhe repertorit të spikatur, veprave të të mëdhenjve të muzikes botërore, solisteve me karrierë ndërkombëtare, sopranos Eva Golemi dhe flautistes Jonela Golemi si dhe drejtimit të dirigjentit të njohur italian Kaludio Morbo.Orkestra e RTSH koncertin e radhës do e mbajë në teatrin “ Migjeni” të Shkodres.

Sicred