KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Orkestra e RTSH, prova për koncertin e së premtes

Orkestra e RTSH, prova për koncertin e së premtes

Nisi ta dirizhonte Orkestrën Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar që në vitin 1977 dhe me po aq pasion ai rivjen nën drejtimin e saj edhe sot pas 40 vitesh. Është fjala për dirigjentin e mirënjohur Eno Koço, baketës të të cilit i është besuar koncerti i radhës së Orkestrës sonë. Këtë herë, Koço do ta drejtoje atë gjatë interpretimit për herë të parë të veprës Epos të kompozitorit Vaso Tole, simfonisë numër 1 të belgut Cesar Franc dhe koncertin për violinçel dhe orkestër të francezit Kamil Saint Saëns. Solist i kësaj të fundit, do të jetë violinçelisti Aristidh Prosi, të cilin dirigjenti Koço e cilëson si një nga instrumentistët më të mirë në Shqipëri. Përsa i përket orkestrës, dirigjenti Koço jep vlerësime të larta jo vetëm për lojën e saj, por edhe korrektësinë dhe disiplinën e instrumentistëve. Koncerti i radhës së stinës artistike për Orkestrës e Radio televizonit shqiptar do të jetë të premten në sallën e Universitetit të arteve.

Sicred